Nesër përballja Kosovë-Maqedoni, shumë lojtarë kuqezi

Kosova luan nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj, ndaj Maqedonisë së Veriut, për play-off të Kampionatit Europian të verës së ardhshme. Do të luhet vetëm një ndeshje, nesër në orën 20:45, dhe UEFA ka vendosur të zhvillohet në Shkup, pa praninë e tifozëve.

Mesditën e sotme kombëtarja e Kosovës u nis drejt Maqedonisë, teksa para se të kalonin kufirin, në pikën doganore të Hanit të Elezit ata janë ndeshur me një atmosferë shumë të ngrohtë dhe entuziaste.

Fëmijë të shkollave dhe dashamirës të sportit në zonën përreth, janë bashkuar me tifogrupin “Dardanët” për të përcjellë në mënyrën më të mirë djemtë e kombëtares. Të pajisur me flamuj kuqezi e të Kosovës dhe nën shoqërinë e flakadanëve, tifozët kanë kënduar këngë të ndryshme në mbështetje të lojtarëve.

Vedat Muriqi e pati të pamundur të bashkohet me Kosovën. Megjithë përpjekjet e sulmuesit për t’u rikuperuar nga dëmtimi, testet kanë treguar se futbollisti i Lazios nuk mund të aktivizohet. Konfirmimi final ka ardhur nga ana e Federatës së Kosovës, e cila ka vlerësuar dëshirën e madhe të lojtarit për të qenë i gatshëm, mirëpo në fund i dorëzuan fatit të keq.

Trajneri Bernard Shaland nuk do të ketë lojtarët më të mirë, pasi mungojnë edhe Rashica, Voca, Kryeziu dhe kapiteni Rrahmani. Ky i fundit, ashtu si Hysaj për Shquipërinë, nuk është lejuar nga Napoli të udhëtojë drejt Kosovës pas rasteve me Covid-19 në klub dhe zonës së kuqe ku u bë grumbullimi dhe ku do të luhet ndeshja.

Klan Plus