Lerda: Nuk e shikoj klasifikimin

Partizani do të luajë me Laçin të hënën në mbrëmje në Elbasan. Kurbinasit kanë ndryshuar me ardhjen e Armando Cungut në stol dhe kjo i ka bërë më konkurrues.

Te Partizani janë të vetëdijshëm me këtë situatë, por duan fitoren me Laçin që do të rrisë diferencën me ndjekësit. Megjithatë trajneri Franco Lerda thotë se nuk e ka mendjen te renditja.

“Nuk e shikoj klasifikimin, por e kam mendjen te ndeshja dhe përpiqem që lojtarët të përqëndrohen tek ajo ndeshje. Diferenca me rivalët për mendimin e tim vlerësohet në 4-5 javët e fundit të kampionatit”.

Në fazën e parë Partizani u mund me rezultatin 1 – 0 në fushën e Laçit. Kjo ndeshje mbyll javën e 13 të Superligës.

Tv Klan