Sezoni futbollistik do të mbyllet mbrëmjen e sotme me finalen e kupës së Shqipërisë e cila do të diskutohet mes Kukësit dhe Tiranës. Në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, dy skuadrat do të zbresin në fushë për të marrë trofeun e dytë për nga rëndësia.

Si Kukësi ashtu edhe Tirana e kërkojnë kupën për prestigj.

Veri-lindorët mund të marrin pjesë në kupat e Europës si vendi i dytë në kampionat.

Ndërsa bardheblutë me gjasë nuk do të mund të marrin pjesë në Europa League, pasi kanë borxhe financiare ndaj futbollistëve dhe organeve tatimore në vend, si dhe kanë mangësi në strukturën e klubit.

Kjo është hera e dytë Kukësi dhe Tirana përballen në finale pas  Superkupës së vitit 2017.

Tv Klan