Shqipëria do të luajë me Poloninë sot në orën 20:45 në Varshavë sfidën kualifikuese të Botërorit 2022.

Trajneri Edy Reja do të kërkojë golin me dyshen sulmuese Cikalleshi – Manaj. Të dy janë në formë dhe kanë shënuar gola kohët e fundit.

Në portë do të jetë Berisha, ndërsa mbrojtja me tre e përbëhet nga Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti. Mesfusha e ngjeshur do të ketë detyra mbrojtëse dhe sulmuese.

Në krah do të jenë Hysaj dhe Trashi, që plotësohen nga Bare, Gjasula dhe Abrashi.

Trajneri Reja e deklaroi në konferencën para ndeshjes se nuk do të mendohet vetëm për mbrojtjen, por të përpiqen të kapin në befasi kundërshtarin, që ka mungesa për shkaqe dëmtimi dhe infektimi me Covid-19.

Pas 3 takimeve të para Shqipëria renditet e treta me 6 pikë e ndjekur nga Polonia me 4.

Tv Klan