Daja: Partizani, maksimumin ndaj Laçit


Vllaznia-Tirana është supersfida e javës së 21-të në Kategorinë Superiore, duel që vendos përballë dy skuadra pretendente për titull këtë sezon.

“E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe si shkodranët e presim këtë sfidë. Do hyjmë në fushë për të marrë tre pikët. Unë e bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës. E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur”, tha Thomas Bradariç.

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi vlerësoi kundërshtarin, ndërsa tha se kjo sfidë është edhe një provë për të.

“Ne jemi kampionët në fuqi dhe duhet të sillemi si të tillë. Është klasikja e futbollit shqiptar dhe sigurisht që motivi im nuk mungon”, tha ai.

Duel me mjaft interes është edhe ai mes Partizanit dhe Laçit, me trajnerin Ilir Daja, i cili nuk shton tensionin te lojtarët e tij.

“Ne do të zbresim në fushë duke respektuar Laçin në atë çfarë ka bërë deri tani në këtë periudhë të kampionatit, por do futemi për ta fituar ndjeshjen”, u shpreh ai.

Java e 21-të e Superligës sjell përballje të rëndësishme edhe për skuadrat e tjera. Bylis pret Skënderbeun ndërsa Kastrioti Apoloninë.

Klan News