Partizani-Egnatia, Vllaznia pret Erzenin

Gjashtë pikë diferencë dhe dy vende më poshtë në renditje, Partizani do të shkojë të hënën në Rrogozhinë për ndeshjen ndaj Egnatias së vendit të tretë. Do të jetë thuajse një përballje direkte, pasi të dyjave iu duhet vetëm fitorja.

Një sfidë me objektivin për të arritur Europën, është ajo mes Vllaznisë dhe Erzenit. Shkodranët do të paraqiten në ndeshje me trajnerin e ri, maqedonasin Goce Sedloski.

Java e 28-të e sezonit do të sjellë përballjet për mbijetesë Kastrioti-Bylis dhe Teuta-Laçi. Tirana do të ndeshet të hënën me Kukësin.

Tv Klan