Sfidat e Reformës Territoriale: Suksese dhe Ankesa – TV KLAN

Sfidat e Reformës Territoriale: Suksese dhe Ankesa

Veliaj: Taksa e pronës taton më të pasurit

Zbatimin e taksës së pronës në bazë të vlerës, kreu i Bashkisë së Tiranës e sheh si një nismë të drejtë për të vendosur progresivitetin dhe për të taksuar më të pasurit. Ai tha se vjelja e kësaj takse ka nisur e se nëse ka qenë e drejtë apo jo, kërkoi ballafaqim me qytetarët më 30 Qershor.

Konferenca e Financave Vendore u organizua nga projekti USAID dhe Ministria e Financave për të bërë një pasqyrim të situatës ku ndodhet sot pushteti vendor pas Reformës Territoriale, por pakënaqësitë nuk munguan, sidomos nga bashkitë që janë fituar nga demokratët.

Ministrja e Financave, Anila Denaj nuk ishte e pranishme në këtë konferencë ku ishte parashikuar që të mbante një fjalim në orën 10:30, por Zv/Ministri Erjon Luçi e përshkroi me një fjali teknike rezultatet e Reformës Territoriale.

Projekti USAID konkludoi në studimin e bërë se taksimi i pronës duhet të vazhdojë në bazë të sistemit të vlerës dhe të bëhet sa më parë krijimi i Kadastrës Fiskale dhe hedhja e të dhënave të banesave në çdo bashki. Vendin e parë në këtë studim për mbledhjen e të ardhurave e kishte Bashkia e Tiranës.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione