Sfidat ekonomike në mandatin e tretë të PS-së ​- Pro Business – 3 Maj 2021



Sfidat ekonomike në mandatin e tretë të PS-së ​- Pro Business – 3 Maj 2021

19:02 03/05/2021

Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek sfidat ekonomike dhe tek premtimet e bëra nga Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i Partisë Socialiste.

Shqipëria zhvilloi javën që kaloi zgjedhjet parlamentare nga ku socialistët dolën fitues duke marrë  74 mandate dhe do të qeverisin vendin edhe përgjatë 4  viteve të ardhshme.

Edhe pse nuk janë shkruar në letët, gjatë fushatës, Rama ka bërë disa premtime sa i përket poltikave fiskale dhe synimit që ka në këtë mandat qeverisës  si fokusi tek rindërtimi dhe vaksinimi i popullsisë kundra covid-19.

I ftuar në studio Daniel Guçe, Ekspert i sme-ve njëherësh Drejtor Liçencimi në Ministrinë e Financave thotë se rindërtimi nuk përfshin vetëm dëmet nga tërmeti por edhe investime të tjera në rrugë, aeroporte dhe porte.

Shtyllat kryesore sipas Z. Guçe janë Turizmi dhe Bujqësia. Tek kjo e fundit synohet që të trefishohen eksportet dhe të kapet vlera e  1 miliardë euro.

Guçe thotë se premtimet  dhe implementimi i politikave të qeverisë kanë qëne si vazhdimësi e programit qeverisës.

“ Zero tatim fitim për biznesin e vogël nuk është premtim por realitet. Fis kalizimi gjithashtu. Zero tatim fitimi i pagës deri në vlerën 40 mijë lekë që fillon nga janari i vitit që vjen apo suporti financiar në bujqësi dhe turizëm janë premtime dhe implementime në kohë”

Po ashtu është premtuar fond 5 mije euro për cdo emigrant që rikthehet në vend për të investuar në fushën e Agro-Turizmit.

Lidhur me këtë nismë  Ekspert i sme-ve thotë se mbështetja  shërben si stimul financiar për të kuptuar që rikthimi në Shqiperi fillon me një vlerë të vogël. Por në Shqipëri jepet mbështetje edhe për të rinjtë që kanë hapur biznese; si fondi start up, fondi inovacionit, fondi i konkurueshmërisë,  fondi i gruas në sipërmarrje…

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë nën drejtimin e gazetares Oljana Maloku!

Intervistë Me  Z Daniel Guçe – Ekspert I Sme-Ve, Drejtor Liçencimi në  Ministrinë E Financave







Të ngjashme