Rrjetet sociale përsëri kanë marrë vëmëndjen tonë. Një sfidë e re ka përfshirë shumë yje të Hollywood e titulluar “10 year challenge”. Personazhet publikojnë dy foto; një aktuale dhe një të shkrepur para 10 vitesh. Qëllimi është të tregohet sesi vitet nuk i kanë ndryshuar ata.

Personazhe të shumë si Kevin Hart, Jessica Biel, supermodeja Tyra Banks, nuk ngurruan të postojnë fotot. Ndërsa qëllimi është të tregohet se në 10 vite nuk ka shumë ndryshim në paraqitje, kjo nuk mund të thuhet për Caitlyn Jenner. Pamjet e kësaj të fundit janë më të shikuarat, pasi ka ndryshuar gjini, në njërën foto shfaqet mashkull, ndërsa në atë aktuale femër.

Edhe në vendin tonë, kjo sfidë u mirëprit me shumë sportivitet nga artistët dhe gazetarë. Iva Tico, Anjeza Maja, blogerja Estela Ujka ishin disa ata që nuk hezituan të tregojnë ndryshimet ndër vite.

Klan Plus