Bayern Munih-Bayer Leverkusen është supersfida e mbrëmjes së sotme në Bundesligën gjermane. Një përballje mes dy skuadrave pretendente për zonën europiane. Fitorja e bavarezëve do i shërbente Bayern për t’u afruar akoma dhe më shumë me titullin kampion.

Gjithsesi, trajneri, Hansi Flick nuk do e ketë aspak të lehtë, për shkak se mungesat në radhët e Bayern do jenë të mëdha. Robert Levandovski mbetet sërish në infermieri dhe do humbasë edhe sfidën e orës 20:30 përballë Aspirinave. 

Ndërkaq në krahun tjetër, fitorja do rriste moralin te Leverkusen që aktualisht gjendet në vendin e 6-të me 47 pikë, pozicion që nuk i jep siguri për të ardhmen dhe kualifikimin në Kupat Europiane sezonin e ardhshëm.

Klan News