Partizani dhe Vllaznia në garë për vendin e tretë

Partizani është ende në kërkim të pozicionimit në renditje që i siguron pjesëmarrjen në Conference League sezonin e ardhshëm. Të kuqtë përballen me Kastriotin që jo vetëm mbijetoi këtë sezon në superiore, por tashmë nuk i duhet as të luajë në play out.

“Çdo gjë është në dorën tonë, nesër nëse arrijmë të dalim fitimtar e kemi arritur objektivin minimal që ka pasur klubi. Është pozitive që jemi pranë objektivit minimal që ka klubi sepse është një skuadër që shpenzon shumë për një objektiv që skuadra ka si titulli kampion, por futbolli është i paparashikueshëm”, tha trajneri i Partizanit, Mehmeti.

Mirel Josa do të zbresë për ndeshjen e parë me Vllazninë. Përballë është me Egnatian e vendit të tetë.

Egnatia nuk e ka siguruar mbijetesën. Një skuadër që do të luajë një finale Play-Out. Llogaritë tona janë për të fituar ndeshjet, pastaj gjërat e tjera varen nga skuadrat e tjera. Ne duhet të bëjmë punën tonë për të fituar”, tha Josa.

Java e 35, sjell derbin Dinamo – Tirana. Të dyja skuadrat e janë të përcaktuar verdiktin për sezonin e ardhshëm. Do të luhet vetëm për statistikë. Teuta përballet me Laçin ndërsa Kukësi me Skënderbeun e vendit të fundit.

Tv Klan