Drejtoresha krijuese e Dior, Maria Grazia Chiuri prezantoi koleksionin e saj së vjeshtës me stile të lirshme, minimaliste në kopshtin e Tempullit Toji në Kioto.

Modelet ecën nëpër një shteg të gjerë,rrethuar me pemë nga të dyja anët duke shfaqur pardesy të gjata dhe fustane me ngjyra kryesisht të zymta, disa të veshura të stilit kimono përgjatë gjoksit.

Kishte pantallona të gjera, xhaketa me mëngë të gjera dhe fustane të gjatë me modele lulesh vezulluese.

Shtëpia franceze e modës punoi me profesioniste vendas, duke përfshirë kompaninë tradicionale japoneze të tekstilit Tatsumura Textile Co, për dizajnet, të cilat bazoheshin në stilet e shekullit të 15-të dhe 16-të.

Në pronësi të LVMH, lidhjet e Dior me Japoninë, ku ka mbajtur ekspozita dhe shfaqje të modës dhe veshje mbretërore, datojnë që nga themeluesi i saj, Christian Dior, i cili në vitin 1957 projektoi pallto për t’iu përshtatur formës së kimonos.

Klan News