Valentino prezanton koleksionin e ri me anë të pamjeve filmike

Koleksioni i Valentinos për vjeshtën e këtij viti është thjeshtë fantastik. Mbyllja e kufijve dhe shtimi i rasteve me Covid-19 bëri që shtëpia e famshme e modës t’i prezantonte veshjet në mënyrë virtual.

Koleksioni nis me një tur bardh e zi të rrugëve të Romës, ku drejtori ekzekutiv i Valentinos Pierpaolo Piçioli ka lindur. Modelet u shfaqën në një skenë të errët, me veshje madhështore dhe detaje të ekzagjeruara. Dukej si diçka e një kohe tjetër, e përshtatur që ditët që jetojmë sot.

Fustane të mëdha, të paraqitura edhe në versionin 3D dhe të vendosura në një ambient surreal, ishte tema e këtij koleksioni. Në bashkëpunim me fotografin britanik Nick Knight dhe nën tingujt e muzikës së ‘FKA Twigs’, Piçioli mahniti personat që po e ndiqnin live në platformën e YouTube. Pierpaolo është shprehur se ngjyrat që mbartin këto veshje janë një përgjigje ndaj realitetit që njerëzit po jetojnë sot.

Pandemia e Covid-19 i ka detyruar disa shtëpi të famshme të modës të anulojnë shfaqjet e tyre të parashikuara do të jepen live në YouTube dhe platforma të tjera ku njerëzit do të duhet të blejnë një biletë online për ta ndjekur. Një pjesë e madhe e tyre si Michael Kors, Armani, Saint Laurent etj, vendosën që të prezantojnë vetëm dy koleksione në vit.

Tv Klan