Yves Saint Laurent prezanton veshjet elegante për mbrëmje verore

Një pasarelë në qiell të hapur me sfond kullën Eifel. Kjo ishte e veçanta e sfilatës së shtëpisë së famshme franceze të modës Iv San Loro’ (Yves Saint Laurent), ku u prezantua koleksioni veror i veshjeve elegante të mbrëmjeve për femra nga stilisti i famshëm Entoni Vakarelo.

Modelet dilnin nga errësira, duke zbritur shkallët përpara se të marshonin rreth shatërvanit me taka të larta.Ato mbanin fustane të tejdukshme dhe të holla të veshura me pallto lëkure të gjata që prekin tokën dheme shpatulla të dallueshme.

Koleksioni përfshin edhe fustanet e gjata njëngyrëshe me prerje asimetrike. Të ftuar të sfilatës që u zhvillua natën e dytë të javës së modës në Paris ishin edhe ylli i popit korean Rose of Blackpink, Carla Bruni e Rosy de Palma.

Tv Klan