Demokrati Shaban Memia ka denoncuar rezultatin e listave te votimit të referendumit. Sipas Shaban Memise pjesëmarrja në votimin e Kushtetutës ka qenë e ulët por koalicioni në pushtet po bën përpjekje për ta manipuluar rezultatin. Gjithashtu Memia akuzon prefekten e Tiranës për shkelje të ligjit dhe shtim të listave të zgjedhësve dhe për këte PD-ja do të bëje denoncim në Prokurori.

Sipas procesverbaleve në të gjitha qendrat e votimit te firmosura nga komisioni, përfundimisht rezultati është 35.8% ne Tiranë dhe 47% në komunat e Tiranës. Ne jemi ndeshur me përpjekje arbitrare për t’a manipuluar këtë proces dhe rezultatin e votimit. Prefektia e Tiranës ka lëshuar urdhra arbitrare duke shkelur ligjin ku bën shtesa në listat e zgjedhësve dhe nga ana tjetër heq një numër shumë të madh votuesish. Për mendimin tim ky është një krim kushtetues dhe për te gjitha keto shkelje Partia Demokratike do i drejtohet Prokurorisë.” – ka thënë ai./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe