Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

“Socialistët po manipulojnë regjistrimin e popullsisë”. Kështu ka deklaruar sot deputeti i Partisë Demokratike Shaban Memia, duke denoncuar një nga rastet e vërejtura në Tiranë. Do t’i mbrojmë votat tona me çdo çmim ka deklaruar Memia.

Shaban Memia, deputet i PD:- “Ne kostatojmë, që në mënyrë të hapur ka përpjekje për ta penguar dhe për ta manipuluar nga Parta Socialiste dhe qeveritarët, pasi sot në Tiranë, mbi 35 qendra votimi, nuk janë paraqitur përfaqësuesit e PS, një numër shumë më i madh në rrethin e Tiranës. Gjithashtu këto ditë ka pasur përpjekje për të çuar përfaqëues në komisionin e regjistrimit, gjë e cila është në kundërshtim me vendimin e qeverisë dhe me ligjin. Ne jemi të angazhuar që me çdo çmim ta mbrojmë votën e lirë”.

Edhe kreu demokrat Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën e Krans Montanës, ka deklaruar se nëpërmjet zgjedhjeve do të këpusim rrethin vicioz të Tiranës, pavarësisht se qeveria po bën përpjekje për të manipuluar ato. Si gjithmonë Berisha ka shprehur bindjen në fitoren e PD./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego