Frenon sëmundjet që prekin shikimin e njeriut!

Shafrani frenon një sëmundje të rëndë degjenerative të shikimit. Sipas një studimi të spitalit universitar Gemelli dhe i publikuar në revistën Nutrients, sindroma e Stargardt mund të kurohet me pilula që kanë përmbajtje shafrani, duke qenë kështu një trajtim mjaft i thjeshtë dhe pa efekte anësore.

Kjo sindromë është një sëmundje degjenerative e trashëguar që prek dhe dëmton qendrën e retinës dhe simptomat e shfaqura janë: reduktim i shikimit qendror, që është ajo që na lejon të njohim fytyrat, të lexojmë, të ngasim makinën etj. Shkak kryesor është mutacioni që pëson geni ABCa4, keqfunksionimi i të cilit jep pasoja të rënda.

Kërkuesit kanë përfshirë në një studim klinik 31 pacientë, të cilët i kanë trajtuar me 20 mlg shafran në ditë. Dhe ka rezultuar se sëmundja ka mbetur në gjendje stabël duke mos e lejuar përkeqësimin e saj, ose procesin e neurodegjenerimit ka mbajtur nën kontroll shikimin.

Kjo gjë paraprakisht ishte vërejtur edhe tek kafshët, por funksionimi i mirë edhe mbi njeriun është një hap mjaft i rëndësishëm për terapitë për këtë sëmundje. Pra, në natyre gjendet gjithçka, helmi dhe antidoti i tij dhe në këtë rast një erëz ndikon shumë më tepër se të gjitha terapitë e shpikura deri më sot.

Klan Plus