Të gjithëve na ka rastisur që ta kemi telefonin apo laptopin pa bateri kur jemi duke udhëtuar dhe aq më tepër kur fluturimet janë të gjata dhe nëse në avion do të shikonin ndonjë mundësi për karikim, “zemra do na bëhej mal”.

Pasagjerët që ishin në një prej avionëve në aeroportin e Dublint janë gëzuar kur kanë parë një prizë ku mund të karikonin telefonin, edhe pse ajo ishte vetëm për dy pajisje. Por në fakt e gjitha ishte një shaka, pasi në avion nuk asnjë prizë të vërtetë që mund të ishte funksionale.

Ka qenë stafi i avionit që kishin instaluar një prizë të rreme në mur për të “provokuar” pasagjerët. Videoja e postuar në rrjetin social Twitter tregon një udhëtar që përpiqet të futë telefoni në “prizën” e bardhë.

Nuk është e qartë se cila është arsyeja pse stafi i Aeroportit të Dublinit e bëri atë lojë. Aeroporti nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë veprim të punonjësve të tij.

/tvklan.al