Ylli i Buccaneers trembi fansat e ekipit, ndërsa postoi një video në të cilën dëmtonte gishtin

Ylli i Tampa Bay Bukanirs Tom Bredi vendosi t’i kthente në shaka lajmet e fundit se ai kishte dëmtuar një gisht, e gjithashtu u kujtoi fansave të Falkons humbjen më të hidhur në historinë e Super Boulit.

Këto shaka ai i bëri publike nëpërmjet dy videove të ndara, ku protagonist ishte gjithashtu edhe një personazh i njohur në SHBA, shefi i kuzhinës Nick DiGiovanni, e më pas i postuan në llogaritë e tyre në “Twitter”.

Në videon e hedhur në llogarinë e yllit të futbollit amerikan, tregohet se si sportisti ka një thikë në dorë, edhe pret gishtin.

Në videon tjetër, ndërsa ishte duke përgatitur një akullore, ylli i NFL kujtoi finalen e Superboulit, kur ekipi i Falkons kryesonte 28-3, por New England Patriots, ekipi ku ai luante përmbysi disavantazhin dhe fitoi 34-28.

Bredi ka probleme fizike dhe ai është në listën e të dëmtuarve të ekipit të Bukanirs. Megjithatë, ai pritet që të jetë në takimin hapës në shtëpi kundër Pekërs të dielën.

Klan News