Gjithçka po shkonte shumë mirë, “më mirë se kushdo mund ta imagjinonte”, sipas Donald Trump. Por më pas mjeshtri i marrëveshjeve, diplomati intuitiv, bëri një shaka të keqe.

Pasi patën shtrëngime duarsh dhe shkëmbyen fjalë të ngrohta, Presidenti Trump dhe Kim Jong Un përgatiteshin të shijonin një drekë pune me ndihmësit e tyre.

Duke iu drejtuar fotografëve në dhomë, Trump i pyeti nëse ata mund t’u bënin një foto ku të dukeshin “bukur, elegantë dhe perfektë”. Ndërsa kamera fokusoi Trump-in duke qeshur, Kim u pa i tronditur në tavolinë nga komenti i Presidentit amerikan, i cili dukej se i referohej mbipeshës së liderit korean.

Pastaj kamerat u shpërndanë nëpër dhomë. Për fatin e mirë të të gjithë botës, liderët u shfaqën përsëri sëbashku dhe shkuan për shëtitje nëpër kopshtet e hotelit Capella në Sentosa, para se Trump t’i tregonte Kim makinën e tij, e njohur si “Bisha”.

/tvklan.al