Këngtaret do t’i bëjnë homazh kulturës latine 

Deri tani nuk kishin bashkëpunuar asnjëherë, por erdhi momenti. Shakira dhe Jennifer Lopez do të performojnë se bashku në Super Bowl 2020, një superspektakël që ndiqet nga miliona njerëz në botë.

Do të mbahet më dy Shkurt në Miami dhe për Shakirën është ditë e veçantë, pasi feston edhe ditëlindjen e saj të 43. Do të jetë padyshim një shpërthim. Shakila dhe J.LO njihen për performancat e tyre të jashtëzakonshme  live.

Është ngjarja e vitit në Shtetet e Bashkuara dhe yjet e pop-it është përgjegjësi e madhe, por njëkohësisht një mundësi e mirë që t’i prezantojë botës kulturën e vendeve nga kanë prejardhjen.

Tv Klan