Shakira: Nuk kam partner, ndaloni së spekuluari!


Shakira: Nuk kam partner, ndaloni së spekuluari!

13:42 04/12/2022

Artistja u kërkoi gazetarëve të respektojnë jetën private të saj

Shakira po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, pasi brenda një periudhe të shkurtër kohore i kërkohet të menaxhojë situata kritike.

Nga njëra anë, divorci dhe lidhja e re e ish-partnerit të saj Gerard Pique-s dhe nga ana tjetër akuzat për mashtrim tatimor ndaj saj, e vendosën yllin kolumbian në një pozitë shumë të vështirë.

Me rastin e paraqitjes së saj në gjykate për të zgjidhur çështjet e kujdestarisë së dy djemve të saj, Sashës dhe Milanit, gazetarët që e prisnin aty i bënë pyetje të ndryshme dhe njëra prej tyre ishte për lidhjen e përfolur me instruktorin e sërfit që i jep mësimet artistes.

Sipas medias El País, Shakira mohoi të kishte një partner dhe u kërkoi gazetarëve të respektonin fëmijët e saj.

“Në respekt për fëmijët e mi dhe për kohën që po kalojnë, po i kërkoj mediave që të ndalojnë spekulimet. Nuk kam partner dhe asgjë tjetër veçse t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”, mësohet të ketë thënë këngëtarja.

Sipas raportimeve, në marrëveshje thuhet se Shakira do të jetojë në Miami të SHBA-ve, së bashku me dy fëmijët e tyre, Sasha 11-vjeçare dhe Milanin 9-vjeçar. Sa i përket Pique-s, sipas Daily Mail, ligji i jep të drejtën që të kalojë deri në 10 ditë në muaj me fëmijët e tij.

Tv Klan









Të ngjashme