Këngëtarja akuzohet për mospagim të taksave në Spanjë, të cilat kapin vlerën e 14.5 milionë eurove

Këngëtarja me famë botërore, Shakira mund të përballet në gjyq për evazion fiskal në Spanjë. Gjatë një hetimi tre vjeçar, gjykatësi Marco Juberías gjeti prova të mjaftueshme për hapjen e hetimit dhe rekomandoi që çështja të shkonte në gjyq.

Këngëtarja akuzohet për mashtrim tatimor në shtetin e Spanjës. Në Dhjetor të vitit 2019 Shakira u akuzua për mos pagimin e 14.5 milionë eurove taksa në vitet 2012 dhe 2014, teksa ajo jetonte në Spanjë. Nëna e dy fëmijëve dëshmoi në Janar të vitit 2019 dhe mohoi akuzat e bëra në drejtim të saj.

Sipas prokurorit të çështjes këngëtarja kaloi më shumë se gjysmën e vitit në rezidencën e saj private në shtetin e Spanjës përgjatë viteve 2012 dhe 2014 dhe kjo e kualifikon atë si rezidente në këtë vend.

Prokurorët argumentojnë se mbi këngëtaren dhe partnerin e saj, lojtari i Barcelonës, ​​Gerard Pique, rëndon akuza e mospagimit të taksave.

Për akuzat e ngritura mbi këngëtaren, në rast se ato vertetohen, ajo do te përballet në gjyq dhe mund të dënohet me burg për evazion fiskal.

Vitet e fundit Spanja ka pasur disa raste të futbollistëve apo artistëve që janë akuzuar për shmangie të taksave.

Në 2018, Marcelo Vieira , një mbrojtës i Real Madrid, u deklarua fajtor për mashtrim tatimor dhe u dënua me katër muaj burg.

Me akuza për mashtrim me taksat janë përballur edhe lojtarë si Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo.

Klan News