Këngëtarja kolumbiane Shakira ka publikuar një  tjetër videoklip në bashkëpunim me këngëtarin Maluma.

Kjo këngë është pjesë e albumit të fundit të këngëtares “El Dorado” që flet për një vajzë, të cilës i është thyer zemra, por megjithatë Maluma nuk heq dorë duke i kërkuar një shans tjetër.

Shakira njihet si një ndër femrat më provokuese dhe në këtë klip bardh e zi ato nuk kanë munguar.

Në vetëm pak orë në youtube kënga “Trep” ka marrë rreth 7.3 milionë klikime dhe pritet që të kthehet në një hit botëror.

Bashkëpunimi midis Shakirës dhe Malumës vjen pas suksesit të parë të këngës “Chantaje”.

Burimi: Klan Plus