Shangai “pushtohet” nga engjëjt e Victoria’s Secret

Shangai “pushtohet” nga engjëjt e Victoria’s Secret

23:55 21/11/2017

“Victoria’s Secret Fashion Show 2017”

, spektakli më i pritur i vitit në botën e modelingut, këtë herë u mbajt në Shangai, i shoqëruar me shumë ngjyra dhe motive tradicionale vendase nga kultura kineze.

Engjejt e Victoria-s, siç njihen ndryshe supermodelet që sfilojnë për markën e njohur entuziazmuan publikun kinez, duke paraqitur krijimet më të fundit nga Victoria’s Secret.

Yjet e mbrëmjes ishin padyshim emrat më të njohur të pasarelës. Dy brazilianet Adriana Lima e Alessandra Ambrosio, rikthimi rrezatues i Candice Swanepoel, e cila mungoi vitin e kaluar pasi solli në jetën fëmijën e saj.

Por nuk munguan as incidentet siç ishte ai i një modeleje kineze e cila u rrëzua në pasaralë, por gjithsesi u ringrit dhe vazhdoi paraqitjen e saj.

Edicioni i 22-të i

“Victoria’s Secret Fashion Show”

u shoqërua me polemika pas ndalimit nga ana e autoriteteve kineze të emrave të njohur si Katy Perry apo supermodeles Gigi Hadid, kjo e fundit e zëvendësuar denjësisht nga motra e saj, Bella.

Tv Klan

 

 
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI