Short i vështirë për Partizanin dhe Laçin, ndërsa për Kukësin dhe Teutën shanset për të kaluar turin janë 50 me 50. Kështu mendon Orges Shehi, i cili ka patur eksperience ne kalimin e disa tureve me Skënderbeun ne Europa Lige.

Shehit i vjen keq që Skënderbeu nuk është në Europë gjithsesi ai mendon se skuadra nuk ishte gati të përballej ashtu si dy vite më parë.

Por cila nga 4 skuadrat ka më shumë mundësi për tu përballur denjësisht. Shpëtim Duro e sheh Partizanin, pasi të kuqtë kanë ruajtur fizionominë.

Partizani, Kukësi Laçi dhe Teuta vijojnë me përgatitjet për Europën dhe njëkohësisht nuk kanë lënë pas dore merkaton e cila do të shërbejë edhe për sezonin e Superligës.

Tv Klan