Probabiliteti që zikaltrit të fitojnë kampionatin është 19.4%, Milani ka shanse shumë më të mëdha

Të mundin Sampdorian dhe të shpresojnë në një fitore të Sasuolos. Ky është kombinimi i vetëm i dobishëm për Interin për të ngritur titullin kampion.

Kurse Milanit i mjafton vetëm një barazim i thjeshtë për të fituar për herë të 19 kampionatin.

Por probabiliteti që kombinimi i duhur për zikaltrit të realizohet është 19.4%, e kjo do t’u mundësojë që të shkojnë në 20 tituj të Serisë A të fituar.

Sipas modelit të parashikuar nga “Stats Perform”, skuadra e Simone Inzagit ka shanse të pakta që të festojë, ndërkohë që “Djalli” ka probabilitet 80,6%.

Të dyja ndeshjet e fundit të ekipeve milaneze do të luhen të dielën në orën 18:00. Por që “Skudeto” të jetë i zikaltërve, do të duhet që të ndodhë një mrekulli.

Ndërkohë që i gjithë Milano është pushtuar nga ethet.

Klan News