Kombëtarja bën llogaritë. A mund ta çojë liga C në Katar?

Kombëtarja shqiptare i bëri një mbyllje fantastike edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, duke rrëmbyer kështu vendin e parë në grup në Ligën C. Të kënaqur për këtë triumf janë shfaqur edhe protagonistët.

Por sa vlerë ka ky vend i parë për Kombëtaren tonë? Gjithë vëmendja është kthyer tashmë te mundësitë për një kualifikim nga Liga e Kombeve në ëndrrën për Botërorin e Katarit të vitit 2022. Llogaritë kanë nisur të bëhen, teksa në fund ajo që mban gjallë shpresat është matematika.

Nëpërmjet grupeve të kualifikueseve për në Katar 2022, 10 vendet e para të po aq grupeve sigurojnë një biletë për në Botëror, ndërsa 10 vendet e dyta shkojnë në Play Off, ku do të presin 2 Kombëtaret më të mira nga fitueset e grupeve në Ligën e Kombeve. E për të nxjerrë 2 më të mirat merret për bazë renditja e përgjithshme e përfaqësueseve në këtë edicion, ku Shqipëria në skenarin më të mirë të mundshëm do të ketë 6 Kombëtare të tjera sipër saj.

Por, nëse ekipet e Ligës A e kanë të lehtë të kualifikohen nëpërmjet grupeve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet me siguri për Ligën B, e për të mos kaluar më pas në atë C. Kuqezinjtë duhet të shpresojnë të kenë mbërritur në Play Off ose në grupet e Botëroret prej kualifikueseve, ndërsa listës i shtohen edhe Mali i Zi dhe Sllovenia.

E pas gjithë këtyre llogarive, shpresat për një vend në Play Off të Botërorit të ardhshëm nëpërmjet Ligës së Kombeve janë të pakta dhe ndoshta nevojitet një mrekulli që djemtë e Edi Reja të prekin këtë ëndërr.

Klan Plus