Shansi i fundit për Argjentinën sot në orën 20:00 ndaj Nigerisë në Shën Peterburg. Skuadra e Lionel Messi është e dënuar të fitojë, por gjithsesi duhet të ketë mendjen edhe te takimi tjetër i Grupit D, Islandë – Kroaci. Islandezët edhe pse në të njëjtën kuotë pikësh me argjentinasit janë më lart në renditje për shkak të golavarazhit më të mirë. Deri më tani kualifikimin e ka të sigurt vetëm Kroacia. Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli pas kontsetimeve të shumta, do të aktivizojë Higuain që nga minuta e parë, ndërsa në portë në vend të Caballero do të jetë Armani.

Jorge Sampaoli, trajner i Argjentinës : “Jam i bindur që të gjithë do të japin maksimumin për të fituar dhe të kualifikohemi në fazën tjetër”.

Një eliminim i Argjentinës do të ishte një katastrofë për të gjithë vendin dhe mbi të gjithë për Lionel Messi, i cili është në qendër të kritikave, pasi nuk po arrin të udhëheqë skuadrën drejt suksesit. Megjithatë në të gjithë në të gjithë botën ditëlindja e tij e kapitenit është festuar si të ishte një hyjni. Në një qytet rus gatuan një tortë sa një statujë, ndërsa në Indi nuk munguan edhe ritet e tradicionale.

Tv Klan