“Më pëlqen vëmendja”, Sellma dhe Kristina nisin xhelozitë për Kristin

Kristi zgjodhi që takimin e parë ta zhvillonte me Kristinën, por në bisedën e tyre vëmendja u përqendrua tek Sellma. Sot në “Talk Love Story” në Tv Klan, Kristi, Sellma dhe Kristina janë përballur me njëri-tjetrin.

Sellma është shprehur se është ndjerë e vlerësuar që ka marrë vëmendjen, por Kristina është shprehur se biseda ishte planifikuar dhe ajo thjesht donte tw sqarohej me Kristin se ku ishte ai mes dy vajzave.

Sellma: O zot i madh. Qenka tmerr, të flasësh për një vajzë, që në momentin që takon tjetrën, është një super rëndësi që po më japin. Po më pëlqen kjo, pasi unë jam dhe luan në horoskop dhe më pëlqen vëmendja. Ishte Kristina që më përmendi dhe Kristi gjithashtu. Nuk duhet të them unë se sa interes ka se më ka përmendur 5 herë gjatë emisionit. I ka shpreh komplimentat për mua dhe pëlqimin. Unë e kam derën e hapur, për çunat dhe për Kristin.

Kristi: Ishte gjithmonë e hapur. Nuk është tek dera, mua Sellma më ka pëlqyer nga nata e parë. Jo vetëm bukuria dhe zëri. Më pëlqeu shumë.

Kristina: Nuk doja t’i krijoja vëmendjen Sellmës në atë takim, por doja vetëm të kuptoja pse kisha Kristin përballë kur Kristi ndërroi mendim. Më shumë për t’u qartësuar me veten dhe për t’i dhënë vëmendje një femre tjetër. Unë kam vëmendjen e plotë nga të gjithë dhe gocat kanë vëmendjen e duhur.

“Nuk jam masazhatore”, Kristina revoltohet pas takimit me Kristin

Kristi dhe Kristina takimin e tyre të parë e kanë quajtur të dështuar. Fokusi i takimit të tyre ishte masazhi që Kristi përfitoi nga Kristina, por kjo e fundit është shprehur e revoltuar nga vëmendja që ka marrë kjo pjesë.

Në emisionin e sotëm në “Talk Love Story” në Tv Klan, Kristina është shprehur se ajo është një fizioterapiste dhe askush mos të mendojë se ajo është një masazhatore.

Deri tani jam treguar pak i ashpër besoj, dua të them të vërtetën. Takimi me Kristinën ishte i dështuar komplet dhe nga ana ime dhe nga ana e Kristinës. Nuk di çfarë them, u preka sepse mendova se mund të kishim potencial për të bërë një gjë më të bukur, si nga ana ime dhe nga ana jote. Për këtë më vjen keq”, tha Kristi.

Ndërkohë, opinionista Xhensila Pere është shprehur se takimi ka qenë i dështuar, por sipas saj Kristina arriti t’i bënte publicitet vetes së punën e saj e bën shumë mir.

Por kjo gjë nuk është pranuar nga konkurrentja, e cila është shprehur se ajo nuk është një masazhatore, por një fizioterapiste.

Unë nuk bëj masazh, por bëj fizioterapi dhe këtë nuk dua të ma shkëpus askush nga kjo që po them. Për të plotësuar qejfin e Kristit, e bëra. Unë nuk dua që ta paraqes veten time si një masazhatore, por si një terapiste profesioniste”, tha Kristina.

“Jam martuar me mblesëri”, hap zemrën konkurrentja e “Love Story”

“Talk Love Story” nën drejtimin e Eni Shehut në Tv Klan po bën të mundur që publiku si dhe protagonistët e formatit të dashurisë të njihen më shumë me njëri-tjetrin.

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme u njohëm me historinë e Kristinës si dhe me detaje të personalitetit të saj.

Në klipin e prezantimit, konkurrentja e “Love Story” ka treguar një pjesë të së shkuarës, ku është ndalur tek fakti që është martuar me mblesëri, teksa ka shtuar se është ndarë me mirëkuptim me ish-bashkëshortin e saj.

Klaudia: Rikthim në Vlorë, në qytetin tim të lindjes, kam ardhur vetëm për “Love Story”. Ky vend ka dy dashuritë e mia, detin dhe kuzhinën. Shpresoj qe gjetja e dashurisë të jetë një prej djemve të “Love Story-t”. Jetoj prej 16 vitesh në Firenze, por nuk ndihem e plotë, do të doja të kisha një familjen time tani. Unë kam një shembull mjaft të mirë që janë prindërit e mi. Jemi 3 motra dhe na kanë rritur me sakrifica dhe dashuri, na kanë mbështetur për çdo gjë. Si për shembull, fakti i martesës – unë jam martuar me mblesëri para shumë vitesh dhe jam ndarë me mirëkuptim me ish-bashkëshortin tim dhe sot jam dikush falë prindërve të mi. Ata më kanë mbështetur për çdo gjë sepse mentaliteti në Shqipëri është shumë i prapambetur. Unë nuk dua një burrë prej të cilit të varem, dua dikë që të më mbështesë dhe të më respektojë. Dua një familje ashtu siç e kanë  krijuar prindërit e mi, me shumë sakrifica. Jam shumë tradicionale dhe do të doja shumë të shikoja veten me fustan të bardhë dhe sidomos të shikoja babain tim gjysh.

“Nuk më pëlqen që ne meshkujve shqiptarë na quajnë të prapambetur”, revoltohet Meti

Ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është prezantuar historia e Klaudias, e cila ka treguar se disa vite më parë është martuar me mblesëri.

Konkurrentja e “Love Story” ka rrëfyer se kësaj martese i ka ardhur fundi kohë më parë, duke shtuar se mentaliteti në Shqipëri është shumë i prapambetur.

Anxhela: Nuk besoj se ka një moshë të caktuar për martesë. Mblesëria nuk duhet të ekzistojë fare si term. Nëse ke dashuri për një person nuk ka rëndësi fare mosha, siç është fakti që kam lindur djalin në moshën 21-vjeçare dhe mendoj se e ndjeja veten gati për të qenë nënë.

Meti: Mesazhet ishin shumë të bukura, por fakti që ne meshkujve shqiptarë na quajnë të prapambetur, nuk më pëlqen sepse çdo njeri…

Eni Shehu: Nuk ishte për meshkujt..

Klaudia: Unë jetoj jashtë dhe normalisht ngaqë jetoj jashtë kam tjetër mentalitet në krahasim me gocat që janë këtu, nuk kam gjë me gocat këtu dhe me Shqipërinë sepse unë vetë jam shqiptare dhe jam krenare për këtë që jam dhe për prindërit e mi. Atje prindërit nuk guxojnë të imponojnë fëmijët të bëjnë zgjedhje të tjera. Nuk mund të imponosh një fëmijë 17-18 vjeç kur nuk është formuar dhe ta marrësh e ta martosh me dikë pa e njohur fare.

“Nga mblesëria tek treshja…”, Klaudia vihet përballë zgjedhjes

Ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është prezantuar historia e Klaudias, e cila ka treguar se një ndër pasionet e saj më të mëdha është kuzhina.

Në diskutim e sipër është folur se sa respektohen kamarierët në vendin tonë, ku pati mendime të ndryshme në lidhje me këtë tematikë.

Klaudia: Unë jam krenare për punën që bëj, falë nesh që jemi kuzhinierë dhe kamarierë shumë njerëz hanë. Unë e konsideroj një punë me shumë sakrifica sepse kam parë që shumë e quajnë kamarieren si shërbëtore.

Xhensila: Edhe për shërbëtoret kemi shumë respekt dhe i vlerësojmë për punën që bëjnë.

Xhoni: Jo, jo Shqipëria nuk ka respekt fare për kamarierët. Hajde në Shqipëri dhe shikoje si flasin ato me kamarierët.

Pas debatit në studio, tema u kthye nga Klaudia, për të cilën Kristi dhe Xhoni ishin dakord që të dy që t’i jepnin një shans në dhomën e kuqe.

Kristi: Le të fokusohemi pak tek Klaudia, mua më erdhi keq një gjë dhe besoj 100 % që molla që dhe natën e parë nuk e kishe bërë ti.

Klaudia: Po, pra dhe unë të thashë që në momentin që do më ftosh në takim, do të ta përgatis unë. Ti e pe që isha shumë e emocionuar.

Eni: Kristi do t’i japësh shansin e kuq Klaudias?

Kristi: Po, sepse besoj që ka potencial.

Xhoni: Më pëlqen shumë si vajzë.

Eni: Cilin do të zgjedhësh?

Klaudia: Mund t’i zgjedh të dy?

Eni: Nga mblesëria tek treshja… (qesh)

Klaudia: Zgjedh Kristin./tvklan.al