Kjo perlë e Xherdan Shaqirit vulosi fitoren 4-1 të Liverpulit ndaj Mancester United në International Champions Cup që po luhet në Shtetet e Bashkuara. Një debutim mjaft i mirë i shqiptarit të Zvicrës që një gol të ngjashëm e shënoi edhe në europianin e 2 viteve më parë.

Të kuqtë u shfaqën superiorë ndaj skuadrës së Hoze Muronjos në një përballje mes gjigandëve të Premierligës. Për Liverpool shënuan edhe Mane me 11-metërsh, Sturridge dhe Ojo sërish me 11-metërsh.

Një tjetër gol shqiptar u realizua edhe në sfidën që Manchester City fitoi 3-2 me përmbysje ndaj Bajern Munich. Golin e parë për bavarezët e realizoi futbollisti 19-vjeçar me origjinë nga Kosova, Meriton Shabani i rritur te të rinjtë e këtij klubi.

Mes Sarrit dhe Spaletit sërish një barazim ashtu si në sezonin e shkuar në Serie A. Chelsea dhe Inter e mbyllën 1-1 sfidën. Të parët shënuan blutë e Londrës që në minutën e 8-të me Pedro. Barazimi erdhi në pjesën e dytë me Galjardini me një diagonale. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe pas penalltive triumfoi Chelsea.

Edhe Juventus barazoi 1-1 me Benfikën. Kampionët e Italisë triumfuan pas goditjeve të 11-metërshave. Penalltitë vendosën edhe fitoren e Barcelonës me Tottenahm pasi 90 minutat e rregullta përfunduan 2-2. Një fitore të thellë 5-1 shënoi edhe Arsenali ndaj PSG.

Tv Klan