Xherdan Shaqiri sërish protagonist në Premierleague. Që në minutën e 10 të ndeshjes së tij të parë si titullar kundër Southampton, Shqiptari i Zvicrës, kërkoi të godiste portën por topi u devijua dy herë dhe nuk u arrit të ndalej nga lojtarët e skuadrës mike.

Pak minuta më vonë Matip dyfishoi rezultatin ndërsa në fund të pjesës së parë ishte sërish Shaqiri protagonist. Goditja e traversës prej tij u finalizua me sukses nga Salah që realizoi golin e tretë. Shaqiri ishte i pafat për të regjistruar emrin e tij në listën e golashënuesve.

Në pjesën e dytë ai u zëvendësua nga trajneri Jurgen Klopp. Kjo ishte një zgjedhje taktike e trajnerit që kërkonte më shumë kontroll të lojës në mesfushë për të ruajtur rezultatin.

Në fakt Liverpool kurseu forcat në pjesën e dytë ta takimit. Pas javës së 6, Premierleague kryesohet pikërisht nga Liverpool me 18 pikë të plota. Pas saj vijnë Manchester City dhe Chelsea.

Tv Klan