7 gola të shënuar në Europian dhe Botëror

Xherdan Shaqiri vendosi një rekord të ri me fanellën e Zvicrës, 7 gola të shënuar në fazën finale të Europianit dhe Botërorit ku është aktivizuar. Mesfushori i lindur në Gjilan kaloi Josef Hugi, i cili në 1954 realizoi 6 herë për përfaqësuesen helvete. Shaqiri realizoi 2 herë në fitoren 3-1 ndaj Turqisë.

“Goli i parë ishte i bukur, me të djathtën që është këmba ime më e dobët. Natyrisht jam i lumtur për të 2 golat. Jam i kënaqur me paraqitjen dhe që ndihmova ekipin”.

Por Zvicra u rendit e treta në grup dhe duhet të presë.

“Bëmë atë që duhej dhe tani duhet të presim çfarë do të ndodhë, mendoj se me 4 pikë duhet të vazhdojmë më tej”.

Zvicra duhet të presë skuadrat e tjera që do ta mbyllin në vendin e tretë, që të përcaktohet a do të jetë një nga 4 ekipet që do të shkojnë në fazën e 1/8.

Tv Klan