Parakaluan në tapetin e kuq në ditën e 6-shtë të festivalit të filmit

Tapeti i kuq i Kanës shkëlqeu ndërsa yjet dhe modelet mbërritën për premierat e filmave në ditën e gjashtë të festivalit të filmit.

Sharon Stone gjatë parakalimit në tapetin e kuq ka hasur një vështirësi me fustanin e saj Dolce & Gabbana, por menjëherë i kanë ardhur në ndihmë shoqëruesit e saj dhe ylli hollivudian ka pozuar e lirshme para paparacëve. Stone shpesh pret gala vjetore bamirësie për luftën kundër AIDS në prag  të festivalit.

Çifti i famshëm Alicia Vikander dhe Michael Fassbender bënë një paraqitje të rrallë publike në tapetin e kuq, teksa Vikander shfaqi premierë thrillerin e Olivier Assayas “Irma Vep”.

Aktorët francezë Isabelle Hupert, Virginie Efira dhe Melanie Laurent u paraqitën gjithashtu për premierën e regjisorit francezo-italian Valeria Bruni-Tedeschi “Përgjithmonë e re”, në konkurrencë për çmimin e lakmuar, Palmën e Artë .Një tjetër pretendent për çmimin kryesor, filmi iranian noir “Holy Spider” nga Ali Abbasi, u shfaq premierë në Kanë.

Festivali i Filmit në Kanë zhvillohet nga 17-28 maj dhe Palma e Artë do të jepet në ditën e fundit.

Klan News