Sharon Stone po kërkon që masat e COVID-19 të zbatohen në vendin e saj të punës pasi i duket se nuk po ndiqet asnjë protokoll.

Aktorja 63-vjeçare rrëfeu në një video se po kërcënohet për pushim nga puna e saj aktuale në Atlanta për shkak të këmbënguljes se çdokush në sheshxhirim duhet të vaksinohet.

“Do të paraqitem në punë përpara se të gjithë në shfaqjen time të vaksinohen? Jo, nuk do ta bëj. “A po kërcënohem se do të humbas punën? Po. Do ta humbas punën nëse asnjëri në punën time nuk vaksinohet? Po, mund ta humbas. Do të ngre zërin për të gjithë ne kështu që çdo sheshxhirim ku duhet të shkojmë të jetë i kompletuar me vaksinimin? Po, do ta bëj”, tha Stone për “Deadline”.

Sharon tha se i dukej qesharake se të gjithë duhet të shkojmë në punë kur nuk jemi të sigurt në të./tvklan.al