Aktorja hollivudiane shp allet gruaja e vitit në Berlin

Ky gjest i thjeshtë, një shkëmbim këmbësh në filmin Basic Instinct në 1992 i ndryshoi jetën. Por mbrëmë Sharon Stone e ka përsëritur 27 vite më pas në Berlin, ku u shpall gruaja e vitit dhe efekti mbetet i njëjtë.

Më seksi se kurrë, me një fustan të zi më shkëlqim, geta dhe këpucë elegante, Stone u bën thirrje të gjitha grave të ndihen mirë me seksualitein e tyre.

“Sepse ne kemi çdo të drejtë të ndihemi të fuqishme në çdo formë seksuale që kemi zgjedhur të kemi”.

61-vjeçarja me pak fjalë ka kujtuar kohën kur Hollivudi e injoronte ose nuk e merrte seriozisht, por me tone krenarie që sot ajo është thjesht Sharon Stone.

“Faleminderit që më zgjodhët gruaja e vitit, sepse ishte një kohë që e gjithë qenia ime ishte një lojë”.

Tv Klan