SHARREKy është landfilldi i Sharrës, po ktu drama nuk ndodh vetëm mbi dhe por sidomos nën dhe.

Mbi 30 mijë ton mbetje organike dhe inorganike depozitohen gjatë një muaji në këtë landfill, që për ambjentalistin Sazan Guri, nuk përmbush standardet dhe më e pakta krijon ndotje të konsiderueshme të ajrit që e tejkalon perimetrin e kësaj zone shumëfish.

Kur bie shi këto pirgje plehrash kthehen më shumë së ferr.

Por ndotja e ajrit duket se është problemi më i vogël. Ekstrakti i plehrave, për shkak të mungesës të së ashtëqujturave filtrues, përmban disa ndotës kancerogjen që duke depërtuar në tokë ndotin një perimetër shumë më të larget se landfilldi, duke rrezikuar gjithçka, përfshirë dhe produktet bujqësore.

Ashtu i pafiltruar, uji që del nga landfilli i Sharrës, depërton në tokë, duke bërë që gjithë plehrat e Tiranës të koncentruara të përzihen me rrjedhën e Erzenit, për t’u derdhur më pas në detin Adriatik. Pra dhe deti nuk shpëton nga kjo ndotje.

Ambjentalistët dhe ekspertë të shëndetin publik kanë ngritur dyshime të forta se ndotja që vjen nga landfilli i Sharrës jo vetëm nga ajri por edhe nga uji që deprëton në tokë me kilometra larg, po shkakton jo vetëm dëme në shëndetin e banorëve, jo vetëm bimësinë dhe produktet bujqësore, por madje në disa zona duke shtuar dhe fertilitetin.

TV KLAN