Një stres më vete sapo afron nata e madhe e ndërrimit të viteve, kuptohet veç blerjeve, shpenzimeve dhe trafikut, janë edhe të famshmet shashka.
Fëmija 1: “Kapsollë, po kapsoll që plas shumë.”
Tashmë personifikimi i atmosferës festive pa zhurmat militare duket thuajse i pamundur.
Gazetari: “Njerëzit kanë frikë?”
Fëmijët: “Po si s’kanë.”
Gazetari: “Pse kanë frikë?”
Fëmijët: “Kanë frikë se tremben.”
Gazetari: “Po kur ka ndonjë plak për shembull, ndonjë të moshuar ose ndonjë grua, ju nuk keni frikë që të mos i trembni ato?”
Fëmijët: “S’hedhim dhe aq shumë kur janë duke kaluar pleqtë.”
Gazetari: “Keni dëgjuar ju për dëmet që mund të shkaktojnë?”
Fëmijët: “Po shumë.”
Gazetari: “Çfarë mund të shkaktojnë?”
Fëmijët: “Po varet edhe afër syrit, qorrim.”
Rrezik jo vetëm për fëmijët, por edhe ata të cilët gjenden rastësisht të përfshirë. Urojmë që ky vit të jetë viti i fundit kur shashkat të jenë pjesë të festimeve dhe mbi të gjitha të mendojmë pak më shumë për emocionin festiv që në të tilla momente ka kudo në botë./tvklan.al
Gazetar: Drini Zeqo