Joe Biden tha këtë të enjte se kishte urdhëruar lëshimin e 1 milion fuçi nafte në ditë nga rezerva strategjike të naftës në vend, për një periudhë kohore prej 6 muajsh, për të kontrolluar çmimet e energjisë.

Presidenti amerikan tha se ndalimi i importeve të naftës ruse ishte “gjëja e duhur për t’u bërë”, por gjithmonë do të vinte me një kosto.

Komentet e Biden erdhën pasi Ukraina tha se po diversifikonte furnizimet e saj me karburant, duke shtuar se kishte besim se do të ruante burime të mjaftueshme pas disa sulmeve me raketa ruse në depot e naftës.

Ministri i Energjisë Herman Haluschenko tha se Ukraina kishte pësuar sulme intensive në infrastrukturën e saj të naftës gjatë ditëve të fundit./tvklan.al