SHBA, 40 ton bomba në drejtim të ishullit

SHBA, 40 ton bomba në drejtim të ishullit

11:54 11/09/2019

40 ton bomba për të shkatërruar mbetjet e terroristëve të Shtetit Islamik në Irak. Sasia e konsiderueshme është përdorur në sulmin më të fundit të kryer nga forcat ajrore amerikane ndaj një ishulli në lumin Tiger, rreth 80 kilometra në jug të Mosulit.

Këto pamje tregojë rrebeshin e bombave të hedhura nga gjenerata e fundit e avionëve F-15 dhe F-35, të komanduara me teknologjinë më të fundit Lazer, për të goditur me precizion objektivat.

I paqartë është numri i të vrarëve nga radhët e terroristëve. Megjithatë, mendohet që aty të kenë qenë një numër i vogël xhihadistësh të larguar nga Siria, fshehur mes bimësisë së dendur.

Sulmi u krye teksa Shtetet e Bashkuara përkujtojnë 18-vjetorin e sulmeve terroriste të Al-Kaedës ndaj kullave binjake në Nju Jork, që i morën jetën 3 mijë njerëzve dhe plagosën rreth 6 mijë të tjerë.

Tv Klan

Të ngjashme