tornado-damageKëto janë imazhet e një zone të tërë të banuar në Arkansas, të shkatërruar nga një seri tornadosh të fuqishme, që goditën Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar 17 viktima.

Pamjet i përkasin Meifllauer e Vilonia, ku dëmet janë katastrofike.

Numri më i madh i viktimave është shënuar në Little Rock, ku numërohen 16 të vdekur. Erërat e forta dhe shirat shkaktuan gjithashtu një numër të madh aksidentesh të rënda.

Një tjetër person humbi jetën në Kuapau në veri lindje të Oklahomës.

Arkansasi dhe Oklahoma janë dy shtetet federale amerikane më të goditura nga Tornadot. Harta e tyre shtrihet edhe në Nebraska, Kansas, Ajova e Misuri, ku dëmet ishin më të vogla. Ekipet e emergjencës kanë nisur t’i vinë në ndihmë banorëve të mbetur të pastrehë si pasojë e shkatërrimit të shtëpive. Dhjetëra zona të tjera kanë mbetur pa energji elektrike. Është ende herët për të folur për një bilanc të dëmeve.