Rriten infektimet ne Itali, Francë e Rusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të kthehen sërish në një situatë të vështirë pandemike, megjithëse shifrat e infektimeve dhe fataliteteve në ditët e fundit kanë qenë në rënie.

Kjo për shkak se shumë qytetarë amerikanë hezitojnë t’i nënshtrohen vaksinimeve, ndërkohë që ekspertët thonë se shumica e njerëzve janë të pambrojtur nga varianti “Delta”  nëse nuk marrin dozat e vaksinës së Covid-19.

Los Angeles po njeh rritje të frikshme me infektimet thuhet në raportimet e autoriteteve shëndetësore atje. Të shtruarit në spitale janë dyfishuar në krahasim më muajin që lamë pas .

Të njëjtën situate po përjetojnë edhe 48 shtete të tjera ku ka shpërthime teë pandemisë. Gjithashtu autoritetet thonë se 99.5 % e atyre që po vdesin nga Covid-19 janë mes njerëzve që nuk janë vaksinuar.

Ndërkohë që shifrat e infektimeve me Covid vijojnë të mbeten të larta edhe në Europë. Franca shënoi sërish rritje në 24 orët e fundit, teksa regjistroi 12 mijë infektime.

Italia kaloi shifrën e 3 mijë infektimeve, duke vijuar trendin rritës të rasteve të reja, çka ka bërë që autoritetet të mendojnë sërish për një forcim të masave. Rusia mbetet gjithashtu një nga vendet që po përjeton më keq këtë valë infektimesh, me afro 25 mijë raste të reja dhe rreth 800 fatalitete në ditë.

Tv Klan