Marrëveshja rrit kufirin e borxhit për 2 vjet duke kufizuar disa shpenzime, pasiguria mbetet nëse do të kalojë Kongresin

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kyetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy kanë arritur një marrëveshje paraprake për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilion dollarësh, duke i dhënë fund një bllokimi prej muajsh.

“Kryetari McCharty dhe unë arritëm një marrëveshje buxhetore në parim. Është një hap i rëndësishëm përpara që redukton shpenzimet duke mbrojtur programet kritike për njerëzit që punojnë dhe duke rritur ekonominë për të gjithë.”

Presidenti amerikan e quajti marrëveshjen lajm të mirë për popullin amerikan, sepse parandalon atë që mund të kishte qenë një falimentim katastrofik dhe do të kishte çuar në një recesion ekonomik, duke shkaktuar miliona vende pune të humbura.

Marrëveshja do të rriste kufirin e borxhit për dy vjet duke kufizuar shpenzimet gjatë asaj kohe, do të kthente fondet e papërdorura të COVID, do të shpejtonte procesin e lejeve për disa projekte energjetike dhe do të përfshinte gjithashtu edhe programe për amerikanët e varfër.

McCarthy në një fjalim të shkurtër në Kapitol, tha se ka ende shumë punë për të bërë gjatë ditëvë në vijim. Bisedimet për tavanin e borxhit zgjatën sepse administrata Biden rezistoi për muaj të tërë duke negociuar me McCarthy.

Hyrja në recesion e ekonomisë amerikane u ngrit nga Sekretarja e Thesarit në se një mospagim i gjatë mund të shkaktonte papunësi në rritje dhe do të shkaktonte destabilizim një sistem financiar global të ndërtuar mbi bonot amerikane. 

Klan News