SHBA arrin marrëveshjen për vaksinën

SHBA arrin marrëveshjen për vaksinën

15:02 12/08/2020

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi për një marrëveshje mes kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna dhe qeverisë federale, për të prodhuar rreth 100 milionë doza të  një vaksine të mundshme për të mposhtur koronavirusin, nëpërmjet injektimit që do të bëhet tek njerëzit.

Kompania Moderna mund t’i prodhojë dozat e vaksinës, ndërsa provat klinike janë ende në proces. Këto doza vaksine do të jenë në pronësi të qeverisë federale. “Ne po i blejmë ato”, u shpreh Trump në një konferencë për shtyp të martën. Tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale dhe do të testohen tek njerëzit.

“Jemi të gatshëm të prodhojmë 100 milionë doza dhe sapo vaksina të miratohet kërkesa do të bëhet edhe për500 milionë të tjera, duke bërë që populli amerikan të krijojë imunitet ndaj një virusi që ka prapaskena të diskutueshme”.

Masat e fundit të administratës së Presidentit Trump po “rrisin gjasat që Shtetet e Bashkuara të kenë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021”, u shpreh Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar.

President ka theksuar se është optimist, pasi një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati deri në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin Nëntorit. Trump nuk bëri asnjë koment lidhur me njoftimin e Presidentit rus Vladimir Putin se vendi i tij është bërë i pari në botë që miraton zyrtarisht një vaksinë të re të koronavirusit.

Klan Plus





Të ngjashme