Uashingtoni dhe aleatët bashkëpunim për të ulur ndikimin e Kinës në botë

Ndërsa ndikimi i Kinës rritet gjithnjë e më shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Australia dhe Britania e Madhe njoftuan një partneritet të ri trepalësh të sigurisë të fokusuar në rajonin Indo-Paqësor.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të ndihmojnë Australinë të zhvillojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore. Të tre udhëheqësit e përshkruan marrëveshjen në një njoftim virtual trepalësh nga secili prej kryeqyteteve të tyre. Treshja do të njihet me shkurtimin AUKUS.

Ne tani duhet ta çojmë partneritetin tonë në një nivel të ri. Një partneritet që kërkon të angazhohet, jo të përjashtojë; të kontribuojë, të mos marrë; dhe të mundësojë e fuqizojë, jo të kontrollojë ose detyrojë. Dhe kështu, miq, AUKUS ka lindur. Një partneritet i ri i zgjeruar i sigurisë trepalëshe midis Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Një partneritet ku teknologjia jonë, shkencëtarët tanë, industria jonë, forcat tona të mbrojtjes po punojnë së bashku për të ofruar një rajon më të sigurt dhe ku  përfitojnë  të gjithë”.

Të tre udhëheqësit politikë theksuan se këto nëndetëse me energji bërthamore nuk do të mbajnë armë bërthamore.

Më lejoni të jem i qartë, Australia nuk po kërkon të marrë armë bërthamore ose të krijojë një aftësi bërthamore civile“, tha Kryeministri i Australisë, Scott Morrison.

Ndërsa Kryeministri Boris Johnson Johnson tha se vendi i tij do të luajë një rol të rëndësishëm në shkëmbimin e njohurive me Australinë.

Ky do të jetë një nga projektet më komplekse dhe teknikisht më të kërkuarit në botë, që zgjat me dekada dhe kërkon teknologjinë më të përparuar. Ai do të mbështetet në ekspertizën që Mbretëria e Bashkuar ka fituar gjatë brezave, që nga fillimi i nisjes së Marinës Mbretërore nëndetësja e parë bërthamore mbi 60 vite më parë”.

Partneriteti i ri ka ngjallur reagime të forta tek Franca dhe Kina .Franca tha se kjo ishte një goditje  me thikë pas shpine  shpinë. Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian akuzoi Presidentin Biden se sjelljet e tij janë të ngjashme me atë të parardhësit të tij Donald Trump.

Kina gjithashtu e ka kundërshtuar partneritetin e ri të sigurisë ku ajo deklaroi se do ta monitorojë nga afër situatën.

Klan News