“Ishin legjitime, respektoni rezultatin”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë bekimin zgjedhjeve të së dielës në Shqipëri. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan i Shtetit Ned Price u kërkon palëve politike të respektojnë rezultatin të cilat i quan legjitime sepse sipas tij kjo do të forconte demokracinë e vendit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë opozitën për fushatën e fortë. Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”.

Këtë koment e ka shpërndarë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Juri Kim që thotë se populli foli qartë.

“Ne e përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD, Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumë njerëzve dhe frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë. Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar”.

Ambasadorja amerikane përmendi edhe raportin paraprak të OSBE-ODIHR që sipas saj duhet të duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri ndërsa thekson se duhen ndëshkuar abuzuesit.

“Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte mjaft aktive në terren si gjatë fushatës, por edhe ditën e zgjedhjeve duke vizituar disa qytete të vendit.

Tv Klan