Departamenti i Mbrojtjes i SHBA do të heqë kompaninë Xiaomi të Kinës nga lista e zezë qeveritare. Ky vendim do t’i hapë rrugë investimeve të ardhshme nga prodhuesi i smartphone-ve me bazë në Pekin.

Tashmë pas këtij vendimi të dyja palët do duhet të bien dakord për të zgjidhur çështjen e tyre gjyqësore në vazhdim pa kontest të mëtejshëm. Kjo do të thotë se kompania Xiaomi dhe Washingtoni do të kenë një periudhë paqeje.

Një zëdhënëse e Xiaomi deklaroi se kompania po ndjek zhvillimet e fundit nga afër, por nuk ka dhënë asnjë detaj për vendimin e Departamentit të Drejtësisë.

Pas publikimit të vendimit, aksionet në kompani u rritën mbi 6% në Hong Kong./tvklan.al