Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sot sulmet ajrore ndaj bazave të të ashtuquajturit Shteti Islamik në Libi, pas kërkesës së qeverisë së këtij vendi.

Lajmi bëhet i ditur nga Pentagoni, që njofton se sulmet kanë si objektiv pozicionet e militantëve në qytetin port të Sirte, bastion i ISIS.

Në një deklaratë për mediat, Kryeministri i Libisë, Fayez al – Sarraj tha se sulmet kanë shkaktuar dëme të rënda.

Ndërkohë Pentagoni tha se sulmet e autorizuara nga Presidenti Barack Obama, janë në mbështetje të forcave qeveritare që po luftojnë aktualisht me militantët e ISIS.

Qeveria nisi një ofensivë kundër ISIS në Maj dhe dy javë më parë deklaroi se ka arritur fitore të mëdha./tvklan.al