Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një traktat për mbrojtjen e mbetjeve të anijes Titanik, që gjenden në thellësi të oqeanit.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare u jep fuqi qeverive të dy vendeve që të japin ose të refuzojnë hyrjet e eksploruesve në rrënojat e anijes.

Titaniku u fundos në vitin 1912 që në udhëtimin e parë, që nisi nga Southampton. Anija goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut.

Rrënojat e anijes në fund të oqeanit nuk janë mbrojtur më parë me legjislacion të qartë, pasi gjenden në ujëra ndërkombëtare.

Një marrëveshje mes shumë shteteve për të mbrojtur rrënojat e Titanik është negociuar që nga viti 1986. /tvklan.al