Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe po shqyrtojnë mundësinë e bojkotit të konferencës ndërkombëtare në Arabinë Saudite që do të mbahet gjatë këtij muaji, pas zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

BBC raporton se ka mësuar nga burimet diplomatike që SHBA dhe Britania kanë vendosur që të dënojnë Arabinë. Gazetari saudit, një kritik i qeverisë së vendit të tij, u zhduk më 2 Tetor pasi vizitoi konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Autoritetet turke besojnë se gazetari u vra në Stamboll nga agjentët sauditë, ndërsa Riadi i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i konsideruar si të pavërteta.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të dënojë Arabinë nëse zbulohet se është përgjegjëse për vrasjen e gazetarit. Disa grupe mediatike gjithashtu kanë vendosur që të mos marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare në Arabi në shkretëtirën e Davos.

Ndërsa e fejuara e gazetarit Jamal, Hatice Cengiz ka thënë se fjalët nuk mjaftojnë nëse ai është vrarë.

“Nëse kemi humbur Jamal, dënimi nuk është i mjaftueshëm. Njerëzit që e morën larg nesh, pavarësisht posteve të tyre politike, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen nga ligji”

, u shpreh ajo në një shkrim për New York Times. E fejuara e gazetarit shtoi gjithashtu se të shtunën ishte ditëlindja e Jamal.

/tvklan.al